Lidhje

Njoftime për rrëmbimin e pelegrinëve në Siri


Agjensia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se zyrtarët iranianë e dinë vendndodhjen e tyre dhe se kanë filluar përpjekjet për lirimin e pengjeve

Mediat shtetërore në Teheran thonë se 48 shtetas iranianë janë rrëmbyen nga një autobus në Damask, vetëm pak kilometra larg vendit ku zhvillohej një betejë mes trupave qeveritare të presidentit Al-Assad dhe rebelëve.

Në njoftimet e medias iraniane thuhet se personat e rrembyer ishin në Siri për një pelegrinazh fetar. Sipas një burimi “grupet e armatosura” ndaluan autobusin e tyre që po shkonte drejt aeroportit të Damaskut dhe një punonjës i ambasadës së Iranit në Damask është cituar të ketë thënë se ata ishin duke u kthyer nga një udhëtim në një vend të shenjtë shiit.

Agjensia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se zyrtarët iranianë e dinë vendndodhjen e pelegrinëve të rrëmbyer, dhe se kanë filluar përpjekjet për lirimin e tyre.
Në vitet e fundit qindra mijëra iranianë kanë udhëtuar në Siri për të vizituar xhaminë Sayeda Zeinab, një vend i shenjtë shiit në Damask.

Forcat siriane të sigurisë u përleshën përsëri me rebelët sot në përpjekje për të marrë nën kontroll një stacion televiziv shtetëror në qytetin verior të Aleppos. Trupat qeveritare bombarduan pjesët e Damaskut të kontrolluara nga forcat rebele. Dje forcat siriane të sigurisë goditën me forcë të madhe rebelët në Damask dhe Aleppo, ndërkohë që diplomatët e OKB-së dënuan qeverinë siriane dhe kritikuan Këshillin e Sigurimit për rolin e tyre në kryengritjenj 17 muajshe në të këtë vend.

Aktivistët thonë se trupat siriane sulmuan bazat e opozitës në rrethinat e kryeqytetit dhe bombarduan disa lagje në qytetin verior të Aleppos.

Observatori opozitës siriane për të Drejtat e Njeriut tha dje se rreth dhjetëra njërëz janë vranë në mbarë Sirinë.

Në OKB, Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë jo-detyruese që dënon përdorimin e armëve të rënda nga ana e Sirisë. Votimi gjithashtu kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së se ka dështuar në përpjekjet për të ndalur dhunën.

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin thotë se rezoluta nuk do të ndihmojë në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin.


“Rezoluta e sotme është e dëmshme sepse është në kundërshtim me përpjekjet për të ndihmuar në zbatimin e planit të Ananit, si dhe marrëveshjet e Gjenevës të grupit të veprimeve. Rezoluta minon shanset për nisjen e një procesi sirian për një zgjidhje politike. Ne besojmë se rezolutat është e papranueshme dhe është në përpjekje për ta kthyer prapa mandatin e të dërguarit të posaçëm”.


Zëvendës ambasadori kinez në OKB Wang Min tha se “Kina kundërshton çdo akt për të detyruar ndryshimin e regjimit”.

Ambasadori izraelit në OKB Ron Prosor shprehu dyshim mbi gatishmërin e Sirisë fqinje për të zbatuar rezolutat për t’i dhënë fund dhunës.

“Për vite të tëra, Assad ka hedhur poshtë pohimet se ka armë kimike. Pra, sjelljet e tij nuk janë diçka e re. Javën e kaluar kemi dëgjuar nga zyrtarët sirian se Asad ka armë kimike dhe qeveria e tij është e përgatitur për përdorimin e tyre. Bota duhet të zgjohet dhe ta kuptojë këtë realitet të rrezikshëm sot e jo nesër. Ne nuk duhet të pretendojmë se regjimi që vret fëmijët sot nuk do i gatshëm të përdor armët kimike kundër tyre nesër”.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u zhvillua një ditë pasi Kofi Anan dha dorëheqjen nga detyre e të dërguarit ndërkombëtar në Siri, duke fajësuar atë që ai e quajti mungesë të unitetit në Këshillin e Sigurimit.

Rebelët dhe qeveria siriane nuk respektuan planin e zotit Anan për paqe, i cila përfshinte një armëpushim dhe zhvillimin e bisedimeve për krijimin e një qeverie kalimtare.

Ndërkohë refugjatët sirianë në Turqi reaguan me skepticizëm ndaj rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku shprehet shqetësimi mbi shkeljen e të drejtave të njeriut nga forcat e qeverisë siriane.
“Ata po bëjnë shaka me popullin sirian. Nuk ka asnjë përfitim nga kjo rezolut. Ky është mendimi i shumicës së popullit sirian. Ata duhet të miratojnë rezoluta dhe t’i zbatojnë ato menjëherë”, thotë Muhamed Hanish refugjat në kampin Kilis në Turqi.
Ndërkohë Turqia ka rritur praninë ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë. Disa tanke janë dislokuar në provincën Kilis, e cila ndodhet pranë kufirit me Sirinë.
XS
SM
MD
LG