Lidhje

Dyfishohet numri i imigrantëve sirianë në Jordani


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se numri i sirianëve që po largohen nga vendi i tyre për në Jordani është dyfishuar gjatë ditëve të fundit. Vetëm javën e kaluar, rreth 10 mijë e 200 refugjatë sirianë kanë shkuar në Jordani.

Zëdhënësja e Agjencisë me seli në Gjenevë thotë se refugjatët në kampin Zatri në veri të Jordanisë kanë shkuar atje kryesisht nga rajoni jugor Daara, që ka qenë skenë e trazirave. Ajo tha se refugjatët kanë treguar se ndaj tyre hidheshin bomba, ndërsa ata përpiqeshin të kalonin kufirin.

Zëdhënësja e OKB-së tha se në kampin Zatri janë strehuar mbi 22 mijë sirianë, që kur ai u hap më 30 qershor. UNHCR-ja thotë se nëse konflikti vazhdon të thellohet, nga Siria mund të largohen për të Turqi deri në 200 mijë refugjatë.

Zyrtarët e organztatës thonë se deri tani në Turqi janë regjistruar mbi 74 mijë refugjatë sirianë. Ankaraja ka ndërtuar të paktën 5 kampe të reja për refugjatë në vend, përveç 9 kampeve ekzistuese. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Turqi kanë hyrë mbi 3 mijë refugjatë sirianë.
XS
SM
MD
LG