Lidhje

Trazirat vënë në pikëpyetje të ardhmen e Sirisë


Pa një zgjidhje për luftën civile në Siri, po shtohen shqetësimet për mbijetesën e saj si vend. Disa analistë medojnë se kaosi mund ta shpërbëjë Sirinë si vend.

"Mendoj se ne po shkasim drejt një situate kur Siria do të copëtohet”, shprehet Emanuele Ottolenghi, analist i Lindjes së Msme në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington.

Në programin e Zërit të Amerikës, Encounter, ai tha se dy vjet e gjysmë trazira, me më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona civilë të zhvendosur, ai vë në dyshim mundësinë e një Sirie të bashkuar.

"Shkatërrimet që janë bërë. Niveli i dhunës sektare dhe dëshira për hakmarrje më bëjnë të mendoj se edhe nëse rregjimi nuk arrin ta marrë vendin nën kontroll, ose në të kundërtën, kryengritësit ta përmbysin regjimin, nuk do të gjendet një zgjidhje për bashkimin dhe pajtimin e vendit”.

Daniel Serwer, profesor i menaxhimit të konfliktit në Universitetin Johns Hopkins është dakord me këtë pikëpamje. Ai thotë se Siria mund të kthethet në një skenë të tmerrshme që do të destabilizonte gjithë rajonin.

"Mendoj se kjo është një nga mundësitë, se struktura shtetërore në rajon nuk do të mbijetojë”.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të furnizuar me mjete ushtarake kryengritësit sirianë pasi arritën në përfundimin se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad kishte përdorur armë kimike gjatë luftës civile. Serwer beson se President Barack Obama do të bëjë përjekje edhe më të forta ushtarake para se Siria të copëtohet.

"Nëse presidenti zgjohet një mëngjes dhe thotë: ‘Kjo po çon drejt copëtimit të Sirisë dhe ndryshimit të kufijve në rajon. Kjo mund të vërë në rrezik Turqinë. Kjo mund të vërë në rrezik Irakun. Unë duhet të bëj me të vërtetë diçka’”.

Megjithatë, Serwer thotë se administrata Obama do në fakt një zgjidhje politike për Sirinë.

"Nuk ka për të patur një zgjidhje politike pa një farë ribalancimi të gjendjes ushtarake. Opozita duhet të jetë më e frotë për ta detyruar Bashar al-Assad të ulet në tryezën e negociatave”.

Përpjekja shumëkombëshe për t’i sjellë të dy palët në truezën e bisedimeve ka ngecur. Në muajin maj, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia njoftuan planet për mbajtjen e një konference paqeje për Sirinë.

Organizatorët shpresuan fillimisht ta mbanin konferencën në Gjenevë në muajin qershor. Ajo u shty pastaj për në korrik dhe tani po shqyrtohet mundësia e mbajtjes së saj në gusht.

Përpjekjet i komplikon më tepër fakti se Shtetet e Bashkuara mbështesin opozitën siriane, ndërsa Rusia mbështet qeverinë e Assadit.
XS
SM
MD
LG