Lidhje

Turqia, sulme të reja me artileri kundër Sirisë


Turqia sot kreu për të pestën ditë me radhë një sulm me artileri ndaj Sirisë, si hakmarrje për një goditjeje ndaj fshatit kufitar Akcakale, në juglindje të vendit, ku në një tjetër incident të mërkurën u vranë 5 civilë nga një sulm nga Siria.

Televizioni turk NTV njoftoi se predha ra në oborrin e një ndërtese publike. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima në këtë incident të fundit. Grupi Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rebelët morën mbrëmë kontrollin e zonës pranë qytetit sirian Khirbat al-Joz, pas një beteje që zgjati për 12 orë.

Po sot, forcat siriane e vazhduan ofensivën për të rimarrë kontrollin e Aleppos, Homsit, qyteteve përreth kryeqytetit Damask dhe fshatrave jugore në kufi me Jordaninë. Dje, sipas Grupit Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, në mbarë vendin pati 154 të vrarë, 47 civilë, 62 trupa qeveritare dhe 45 rebelë.
XS
SM
MD
LG