Rrapo Ormeni, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave në Tiranë, thotë se tërmeti i 26 nëntorit u shoqërua me mjaft pasgoditje, të cilat vazhdojnë, por fuqia e tyre pritet të vijë duke u zvogëluar. Në një intervistë për korrespondentin tonë Ilirian Agolli, profesori thotë se njerëzit duhet të njoftojnë autoritetet që të vijnë për të kontrolluar banesat e tyre, përpara se të vendosin nëse duhet të kthehen në to.
Facebook Forum