Lidhje

Studimet: Telefonat e zgjuar, shtojnë shkëmbimet e mesazheve seksuale mes të miturve


Studime të reja tregojnë se “sexting” është në rritje në mes të të miturve në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht pasi shumë prej tyre përdorin telefona inteligjentë. “Sexting” janë foto, video ose mesazhe me përmbatje të qartë seksuale që shkëmbehen përmes mjeteve elektronike.

Gjatë dekadës së fundit, studiuesit vëzhguan mbi 110 mijë fëmijë të moshës nga 12 në 18 vjeç siç njofton “JAMA Pediatrics”, një revistë mjekësore e rëndësishme që boton studimet e fundit klinike. Studimi, që përfshinte një numër të barabartë djemsh e vajzash, shikonte mesazhet me përmmbajtje seksuale që ishin dërguar dhe marrë me pëlqim, si dhe dërguar apo marrë pa pëlqimin e tyre.

Përdorimi i mesazheve me përmbajtje, imazhe ose video qartësisht seksuale përmes mjeteve elektronike, është rritur gjatë viteve të fundit tek të rinjtë, thanë hulumtuesit. Dhe praktika është përhapur krahas rritjes së përdorimit të telefonave inteligjentë tek adoleshentët.

"Shtimi i përdorimit shkon në përpjesëtim të drejtë me rritjen e moshës kur sa më shumë rriten të rinjte, aq më shumë kanë qasje apo kanë në pronësi telefona inteligjentë, krahasuar me më të vegjlit", thuhet në studim.

Popullariteti i rritur i Snapchat, një aplikacion i telefonave inteligjentë, i cili i fshin fotot pas 10 sekondave, ka çuar në një shkallë të zgjeruar të “sexting”.

Një faqe në internet “Tech Junkie” paralajmëron se fotot në Snapchat mund të ruhen, edhe pa ditur gjë dërguesi.

Sipas kërkuesve, studimi i 110 mijë të miturve nuk ofron detaje specifike dhe të qëndrueshme, se kush po dërgon mesazhin dhe kur, por vetëm mbi atë se tendenca është rritur me kalimin e kohës dhe me përhapjen e telefonave inteligjentë.

Studime të mëparshme kanë arritur në përfundimin se përqindja e të rinjve në para-adoleshencë dhe atyre në adoleshentë që kryejnë sexting shkon "nga 1.3 për qind në 60 për qind. Por shkalla se sa duhet të shqetësohen, profesionistët e kujdesit shëndetësor, personelit shkollor, atyre që hartojnë politikat dhe prindërve, në lidhje me këto sjellja është e panjohur.

Të rinjtë që nuk kanë mbërritur ende në moshën e adoleshencës "mund të jenë veçanërisht të prekshëm nga fotot nudo apo videot e tilla që përdoren si një formë e kërcënimit apo shantazhit" thanë studiuesit dhe sipas tyre ata “mund të jenë të kërcënuar për një sërë sjelljesh të rrezikshme dhe pasojash negative".

"Hulumtime të mëtejshëm që fokusohen tek “sexting” pa miratim, do të jenë të nevojshme me qëllim informimin në mënyrë të përshtatshme të ndërhyrjes, edukimit dhe përpjekje që duhen bërë me politika", shkruan në raport ekipi i studiuesve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG