Lidhje

Masat kundër duhanit


Studiuesit në Shtetet e Bashkuara thonë se masat kundër duhanit kanë shpëtuar jetën e 8 milionë amerikanëve që nga koha kur u publikua raporti historik mbi pirjen e duhanit dhe pasojat e tij tek shëndeti 50 vjet më parë.

Revista “The Journal of the American Medical Association”, AMA njoftoi se kontrollet mbi duhanin që nga viti 1964 e kanë rritur jetëgjatësinë në Shtetet e Bashkuara. Por sipas revistës përpjekjet duhet të vazhdojnë për të ulur numrin e vdekjeve nga pirja e duhanit.

Raporti i vitit 1964 nga zyrtari i Departamentit të Shëndetësisë, Luther Terry, i cili e lidhi pirjen e duhanit me kancerin në mushkëri e habiti vendin, në një kohë kur më shumë se 40 përqind e të rriturve amerikanë pinin duhan. Kjo shifër tani është rreth 18 për qind.

Raporti i Departamentit të Shëndetësisë çoi në marrjen e masave të reja kundër duhanit, si vendosja e etiketave në pakot e cigareve mbi rrezikun nga pirja e duhanit dhe reklamat kundër pirjes së duhanit të transmetuara në radio dhe në televizion.

Pirja e duhanit ende vret rreth 443 mijë amerikanë çdo vit dhe është shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës.
XS
SM
MD
LG