Organizatorët e Olimpiadës Dimërore në Soçi shpresojnë që Lojërat të frymëzojnë njerëzit për një jetesë të shëndetshme në Rusi, një vend që vuan nga numri i lartë i vdekjeve të parakohshme për shkak të të ashtuquajturit faktor i "mënyrës së jetesës". Shifrat e qeverisë tregojnë se 400 mijë njerëz në vit vdesin prej sëmundjeve të lidhura me duhanin, ndërsa konsumi i alkoolit ka qenë prej kohësh një problem.
Soçi po përpiqet të krijojë një imazh të shëndetshëm. Në vitin 2010, autoritetet nënshkruan një statut për "mjedis pa duhan".
Por një shëtitje në këtë vend turistik bregdetar të bën të kuptosh se ka ende punë për të bërë. Në të gjithë Rusinë, pinë duhan 60 për qind e meshkujve dhe rreth 25 përqind e femrave. Përveç kësaj, sipas studimeve, një në çdo tetë vdekje ka lidhje me konsumin e lartë të alkoolit, sidomos vodkës.
Aktivisti vullnetar në Lojërat Olimpike Andrei Prokopyev, ish-duhanpirës, shpreson të jetë pjesë e zgjidhjes. Ai ndihmoi në ngritjen e kësaj qendre të përkohshme shëndetësore dhe informative në trotuar, në qendër të qytetit Soçi.
"Në Rusi, kemi lloje të ndryshme problemesh. Disa prej tyre janë sëmundje të zakonshme si në gjithë botën. Por shumica e problemeve janë pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe shumë probleme të tjera prej varësive".
Specialistët masin tetë të dhëna shëndetësore kyçe, nga presioni i gjakut tek fuqia e dorës, për të llogaritur "moshën biologjike", që tregon moshën e vërtetë të trupit.
Galina është vetëm 62 vjeçe, por mosha biologjike e saj është 69.
"Jam pak e mërzitur për shkak se mosha ime biologjike është më e lartë se mosha ime e vërtetë. Por mendoj se kjo është ide me të vërtetë e dobishme dhe ata më dhanë këshilla të mira se si të jetoj në mënyrë më të shëndetshme."
Shumë njerëz që ndalojnë në këtë klinikë të improvizuar ku mësohet rreth jetesës së shëndetshme thonë se janë frymëzuar nga Lojërat Olimpike Dimërore këtu në Soçi dhe se ata duan të jetojnë në mënyrë të shëndetshme, si heronjtë e tyre sportivë.
"Po më pëlqejnë vërtetë shumë Lojërat Olimpike dhe dua të kem një jetesë më të shëndetshme, pasi dua të jem si ata sportistë", thotë Konstantin Kaznov, një vizitor në Soçi.
Në Parkun Olimpik, pirja e duhanit është e ndaluar me përjashtim të disa zonave të caktuara. Në qershor, në të gjithë Rusinë do të hyjë në fuqi një ligj i ri që ndalon pirjen e duhanit në bare, restorante dhe dyqane. Qeveria ka rritur gjithashtu çmimin e vodkës për të frenuar alkoolizmin.
"Lojërat Olimpike janë një fillim i ri për shumë njerëz. Ata lënë cigaren dhe kujdesen më shumë për shëndetin e tyre."
Mund të jetë një rrugë e gjatë, por vullnetarët në Soçi besojnë se Lojërat Olimpike Dimërore mund të frymëzojë shumë rusë për të zgjedhur korsinë e një jete të shëndetshme.