Lojrat Olimpike në Soçi janë vetëm disa javë larg, por kërcënimet terroriste vazhdojnë. Shqetësimi më i madh është Kaukazi Verior, fqinji lindor i Soçit. Ky rajon është bazë për separatistët, të cilët prej vitesh vazhdojnë luftën për pavarësi nga Rusia. Shpërthimet e fundit në Vollgograd, në veri të Soçit, i kanë vënë ekspertët në gatishmëri të lartë. Disa vënë në pikëpyetje mbajtjen e lojërave dimërore kaq pranë atyre që janë betuar ta luftojnë Rusinë deri në vdekje.
Një muaj më parë, megjithë premtimet për masa të forta sigurie në Lojrat Olimpike, nga dy sulme vetëvrasëse humbën jetën 34 njerëz në Vollgograd, rreth 700 kilometra në veri të Soçit. Një grup islamik në Kaukazin e Veriut mori përgjegjësinë me anë të një videoje të postuar në një faqe interneti islamike.
"Rebelët çeçenë kanë treguar se ata vënë në shënjestër trena, aeroplanë, dhe autostrada," thotë Ian von Gordon, Drejtor i Operacioneve në
Institutin e Trajnimit për Mbrojtjen Diplomatike në Youngstown të shtetit Ohio.
Instituti ofron siguri për civilët në mjedise me kërcënim të lartë. Ai është ekspert për grupet terroriste në Kaukazin verior.
"Meqë ata e kanë shpallur Soçin si objektiv të tyrin, nuk ka dyshim se kanë dërguar atje celula dhe ka mundësi që njerëzit e tyre të kenë depërtuar në stafin e Lojërave Olimpike."
Këtu përfshihen edhe ata që u morën me ndërtimin e mjediseve të lojrave, thotë Glen Howard i Fondacionit Jamestown, një institut studimor në Uashington.
"Ka patur mbi 100.000 njerëz të ardhur nga e gjithë Rusia dhe nga Azia Qendrore për të punuar atje. Është e pamundur të verifikosh nëse dikush mes gjithë këtyre njerëzve që kanë punuar në Soçi si punëtorë nuk përbën rrezik për sigurinë."
Von Gordon thotë se terroristët ndonjëherë nuk ngjajnë në pamje me fotografitë që jemi mësuar të shohim.
"Ne jemi në kërkim të tipeve të tillë si gra të gjata, me flokë të verdha e me sy blu. Tradicionalisht, kryengritësit çeçenë kanë përdorur gra të reja, zakonisht të vejat e ushtarëve, por nuk ndodh patjetër kështu."
Ai e ka fjalën për të ashtuquajturat "vejusha të zeza," të vejat e ushtarëve të vrarë kryengritës. Por luftëtarët separatistë përdorin edhe metoda më konvencionale siç ishte rasti i vitit 2004 me shkollën në Beslan, ku ata hynë me dhunë dhe ku u vranë 334 pengje, më shumë se gjysma e tyre fëmijë.
"Për arësye strategjike, zoti Putin qëllimisht ka zgjedhur Soçin si vend shumë afër Kaukazit për organizimin e lojërave, duke i sfiduar këta njerëz. Kjo krijon një situatë shumë të rrezikshme, sepse kjo u jep atyre rast dhe motiv, pasi aty ka njerëz nga e gjithë bota dhe është një ngjarje me shumë publicitet."
Juan Zarate, në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se ai priste të shihte bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, por po ndodh e kundërta.
"Rusët po shqetësohen gjithnjë e më shumë për kërcënimin si dhe mbi perceptimin për pasigurinë, dhe, për këtë arsye nuk kanë lejuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në terren."
Ndërsa Rusia lufton me një kryengritje të përgjakshme jo shumë larg Lojërave Olimpike Dimërore që fillojnë muajin e ardhshëm, ka mundësi që bota të vëzhgojë me kujdes për të parë se ç'do të ndodhë në rrugët e Soçit.