Lidhje

Media sociale ndryshon mënyrën se si tërheqin klientë restorantet


Në këtë epokë dixhitale, ushqimi ndahet tani në internet përmes fotografive. Me përdoruesit e medias sociale të cilët kërkojnë ushqime që janë të mira në shije ashtu si edhe në pamje, restorantët në të gjithë globin po përfitojnë, duke i bërë krijimet e tyre gati për kamerat.

Fotografitë e ushqimeve vazhdojnë të dominojnë median sociale.

Dhe restorantet në mbarë botën po e shfrytëzojnë këtë prirje.

"Ka qënë një faktor i rëndësishëm për industrinë. Media sociale, interneti, nënkupton se njerëzit shkojnë online dhe shohin gjëra që i frymëzojnë. Çdo gjë është aty. Jo vetëm çfarë mund të bësh, por si ta realizosh", thotë Rosie Dummer.

Ndërsa darkat në restorante kanë qënë gjithmonë evenimente sociale, tani ato janë bërë edhe evenimente në median sociale.

Shefat e gatimeve dhe bizneset kërkojnë të realizojnë të ardhura duke krijuar gatime të veçanta që konsumatorët i ndajnë online.

Si kjo kuzhinë e veçantë me insekte në Bangkok që u përhap në mbarë median sociale apo ky restorant në Amsterdam që krijoi një menu fotozhenike me avokado.

"Ideja erdhi nga Instagrami. Dy hollandezë panë mundësinë përmes profileve të ndryshme të Instagramit që bazoheshin tek avokadot dhe garniturat që mund të krijoje me to. Kështu që menduan të krijonin një restorant që shërben ushqime që prezantohen me elegance dhe shijojnë shumë. Dhe rezultati ishte i suksesshëm", thotë menaxheri I restorantit, Jay Greenslade.

((video: customers dining at the Avocado Show))

((NARRATOR))

Zoti Greenslade thotë se kishin gati 36,000 pasues në Instagram para se restoranti të hapej në mars.

Kjo prirje po frymëzon gjithashtu artistët. Në Ukrainë, një portret i presidentit Donald Trump i krijuar me kopër. Në Londër, krijime të shishme të pikturave ikona të bëra tërësisht me çokollata.

“Materiali funksionon si boja por ndryshe nga boja, nuk thahet dhe nuk ndikohet nga temperatura apo lagështia", thotë pastiçieri Aneesh Popat.

Kjo fabrikë në Belgjikë përdor printerat 3 dimensionalë për të prodhuar skulptura të vogla çokollatash.

"Printimi 3-D me çokollatë është një mjet i ri për pastiçierët për të krijuar forma të reja dhe për të shprehur më mirë krijimtarinë e tyre."

Krijimtari që ata shpresojnë t’u sjellë të ardhura. Mbi të gjitha, në këtë epokë dixhitale, ushqimi duhet të jetë po aq i mirë sa ç’duket online.

((Jesusemen Oni, VOA News, Washington))

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG