Forcat somaleze të sigurisë i dhanë fund rrethimit vdekjeprurës të një hoteli nga grupi ekstremist al-Shabab në kryeqytetin Mogadishu.
Ministri somalez i informacionit tha se forcat qeveritare rimorën nën kontroll hotelin sot në mëngjes.
Ai u tha gazetarëve se 20 persona humbën jetën, përfshirë ushtarë, roja të sigurisë së hotelit, gjashtë civilë dhe të gjashtë autorët e sulmeve, ndërsa 28 të tjerë u plagosën.