Lidhje

Al-Shabab largohet nga porti Kismayo


Grupi ekestremist somalez al-Shabab thotë se është tërhequr nga baza e tij e fundit në vend.

Ky rrjet njoftoi sot se ka braktisur portin e Kismayo-s, një ditë pasi forcat keniane e sulmuan qytetin-port në përpjekje për të dëbuar ekstremistët. Al-Shabab është betuar të rikthehet në qytet.

Ushtria keniane njoftoi se sulmi i djeshëm nga toka, ajri dhe deti u realizua në koordinim me Bashkimin Afrikan dhe trupat e qeverisë somaleze.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Afrikës Johnie Carson, tha se Al-Shabaa është “degraduar”, por tha se ata nuk janë mposhtur plotësisht.

Disa banorë njoftuan se sot njerëzit kanë filluar të plaçkisin ndërtesat që më parë kontrolloheshin nga anëtarët e grupit Al-Shabab.

Ushtria keniane tha se ka vënë nën kontroll disa pjesë veriore të qytetit dhe në ditët e ardhshme kanë në plan të marrin nën kontroll pjesët jugore të qytetit.

Al-Shabab ka lidhje me al-Kaidën dhe e ka shfrytëzuar portin e Kismayo-s për të importuar armë dhe për të grumbulluar fonde përmes taksave dhe tarifave.
XS
SM
MD
LG