Lidhje

Mosbesim i madh ndaj partive në Shqipëri


Rreth 84% e qytetarëve shprehen se nuk bëjnë pjesë në sindikata, dhe rreth 48% shprehen që janë duke punuar pa kontratë.

Shoqëria shqiptare është mjaft mosbesuese ndaj partive politike dhe mendon se aktualisht demokracia është në gjysmën e parametrave të dëshiruar. Ky është përfundimi i Sondazhit Social Europian, i kryer për herë të parë nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, një studim që që bëhet prej 6 vjetësh në 30 vende europiane.

Fondacioni publikoi sot disa gjetje paraprake, sipas të cilave, shoqëria shqiptare është e pakënaqur dhe mosbesuese ndaj institucioneve shtetërore dhe partive politike, ndjehet e papërfaqësuar politikisht, dëshiron më shumë barazi para ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, dhe media të besueshme.

Opinioni publik ndaj institucioneve në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:38 0:00


Shoqëria shqiptare pohon se në masën 53 për qind qendrës së djathtë, por 48% e shqiptarëve nuk e ndjejnë veten afër me asnjë parti, nga afro 20 për qind janë pranë secilës nga dy partitë e mëdha, ndërsa partitë e vogla kanë vetëm nga 1 për qind mbështetje. Dy partitë e mëdha kanë humbur po ashtu njëlloj mbështetje nga votuesit e tyre të 4 vjetëve më parë dhe pritet të marrin vota afërsisht njëlloj nga votuesit e rinj. Partitë që kanë votues besnikë nga 2009 janë vetëm PBDNJ dhe PDIU.

Shumica e shqiptarëve kërkuan shtimin e masave për të luftuar varfërinë, dhe për një pjesë të konsiderueshme të tyre paratë që fitojnë nga punësime të ndryshme janë të pamjaftueshme. Rreth 84% e qytetarëve shprehen se nuk bëjnë pjesë në sindikata, dhe rreth 48% shprehen që janë duke punuar pa kontratë. Sa u takon besimeve fetare, rreth 80 për qind shprehen se janë besimtarë, por vetëm 12% e tyre që pohojnë se praktikojnë ritet dhe shërbesat fetare fetare një herë në javë.

Sondazhi në Shqipëri përfshiu mbi 1 mijë e 200 intervista në banesa të qytetarëve në të gjithë territorin, fshat e qytet në 12 qarqe dhe autorët besojnë se ka rëndësi të madhe që politikat publike të mbështeten në të dhëna të besueshme.
XS
SM
MD
LG