Lidhje

FBI: Pheniani, përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Sony Pictures


Zyrtarët amerikanë janë tani duke i lidhur publikisht sulmet kibernetike ndaj kompanisë “Sony Pictures” me Korenë e Veriut.

Zyra Federale e Hetimeve, FBI, përmes një deklarate sot, thonte se ka informacione të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin se qeveria e Koresë së Veriut është përgjegjëse për hakerim.

FBI-ja tha se “është tepër e shqetësuar për natyrën destruktive” të sulmit.

Ai rezultoi në rrjedhjen e dhjetra mijëra dokumenteve, përfshirë e-maile inkriminuese.

FBI-ja tha se hakerimi “rithekson faktin se kërcënimet kibernetike paraqesin rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.”

Kompania Sony do të transmetonte në kinema një film komik mbi një komplot për vrasjen e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, kur ndodhi sulmi kibernetik i 24 nëntorit. Që atë ditë kompania vendosi ta anulonte shfaqjen e filmit "The Interview," pas kërcënimeve për sulme terroriste.

XS
SM
MD
LG