Lidhje

Anketat në Ukrainë: Poroshenko fitues i zgjedhjeve që me raundin e parë


Anketat e zhvilluara sot, pas votimit në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës tregojnë se miliarderi Petro Poroshenko po i fiton zgjedhjet që me raundin e parë. Anketat tregojnë se Poroshenko ka fituar 55.9 për qind të votave. Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko mendohet se ka dalë e dyta, me 12 për qind të votave.

Rezultatet e plota pritet të dalin nesër. Votimet e sotme shihen si pjesa kulmore e revolucionit që filloi vitin e kaluar dhe që u shoqërua me disa muaj protestash, me rrëzimin nga pushteti të presidentit pro-rus, aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe nga dhuna në lindje të vendit.

Zyrtarët e zgjedhjeve kishin shpresuar për pjesëmarrje të lartë në votime, por separatistët pro-rusë penguan pjesëmarrjen në votime të pjesës më të madhe të banorëve të rajonit lindor të Ukrainës.

Në rajonin e Donetsk-ut, vetëm 16 për qind e njerëzve patën mundësië të shkojnë në qendrat e votimit, ndërsa në qytetin kryesor të rajonit, me një popullsi prej një million banorësh nuk ishin hapur fare qendrat e votimit.
XS
SM
MD
LG