Në Afganistan u mbyllën votimet për zgjedhjet historike presidenciale të së shtunës, të cilat u karakterizuan nga një pjesëmarrje e lartë.
Disa qendra zgjedhore nuk kishin fletë të mjaftueshme votimi për të përballuar numrin e madh të njerëzve. Votimet e sotme shënojnë transferimin e parë demokratik të pushtetit në Afganistan.
Siguria ishte forcuar në të gjithë vendin, për shkak të deklaratave të kryengritësve se do t'i prishnin zgjedhjet.
Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Afganistan, Jan Kubis, vlerësoi votuesit afganë për pjesëmarrjen megjithë kërcënimet dhe frikësimet nga kryengritësit.
Zgjedhjet shiheshin si shumë të rëndësishme për të ardhmen politike dhe ekonomike të Afganistanit dhe si një provë force mes popullit afgan dhe talebanëve.
Presidenti Hamid Karzai nuk kandidoi në këto zgjedhje. Pas gati 12 vjetësh në detyrë, atë nuk e lejonte kushtetuta të kandidonte përsëri.
Rezultatet pritet të shpallen pas disa javësh. Në qoftë se asnjë nga tetë kandidatët nuk merr më shumë se gjysmën e votave, do të duhet të zhvillohet një raund i dytë votimi.