Amerikanët po reagojnë ndaj fjalimit të Presidentit Trump për gjendjen e vendit. Ky është një fjalim i përvitshëm që presidentët amerikanë e mbajnë para të dy dhomave të Kongresit. Këtë vit, fjalimi i Presidentit të martën mbrëma ka shkaktuar reagime të forta në mesin e amerikanëve, diçka që flet për përçarjet që ekzsitojnë në vend.
Një grup të rinjsh republikanë e ndoqën fjalimin e Presidentit nga një tavernë në Çikago.
"Unë po dëgjoj atë që duhet nga Presidenti Trump. Ai po e drejton vendin në drejtimin e duhur, po e reformon atë nga politikat e dështuara.”- thotë Emanuel Harris.
Në një tjetër vend ku po ndiqej fjalimi i Presidentit, në Los Anxhelos, ku ishin mbledhur anëtare të grupit Lidhja e Grave Votuese, një prej tyre thotë se Trump ju shmang çështjeve të rëndësishme.
“Nuk dëgjuam asgjë për mjedisin. Dëgjuam më tepër për luftën dhe çfarë lidhet me të; asgjë për paqen, apo të drejtat e grave”, - thotë Rene.
Në Çikago, Jeff Halm, president i të rinjve republikanë thotë se Trump foli për tema unifikuese për vendin:
“Një prej tyre është situata më e mirë ekonomike për amerikanët. Një tjetër është qëndrimi ndaj bandave kriminale”
Por një njujorkeze thotë se ndjehej e ofenduar që Trump e lidhi krimin e dhunshëm me imigrantët:
“Është si të thuash se të gjihtë që vijnë në këtë vend përbëjnë kërcënim dhe të gjithë që jetojnë këtu janë viktima të tyre.”
Një tjetër amerikane e brezit të parë të ardhur në Amerikë, e kundërshton planin e Trumpit për kufizimin e imigracionit:
“Ai bie në kundërshtim me gjithshka që unë mendoj se është Amerika”.- thotë Kelly Ifill.
Një votuese nga Los Anxhelosi, Nancy Heim e shqetëson fakti se Trump po jep mesazhin e gabuar.
“Ai thotë: Ne nuk duam t’ja dimë për pjesën tjetër të botës, na duhet vetëm vetja jonë, ne jemi Amerika e Para”, - thotë ajo.
Për Steven Schloss që e ndoqi fjalimin nga një bar në Montgomeri të Alabamës, fjalimi ishte i mbushur me vendosmëri.
“Unë mendoj se njerëzit që venë në pikëpyetje vendosmërinë tonë duhet ta mendojnë këtë dy herë.”
Ishte një fjalim bindës, thotë Clarke Steele.
“Unë mendoj se fjalimi ishte një mesazh unifikues për njerëzit që e duan këtë.”
Ndërsa për ata të tjerët, fjalimi ishte përçarës.
Facebook Forum