Lidhje

Zjarr në një spital në Korenë e Jugut - dhjetëra të vdekur


Të paktën 41 veta humbën jetën nga një zjarr që shpërtheu në një spital në Korenë Jugore. Numri i viktimave mund të rritet.

Më shumë se 70 veta janë plagosur, dhjetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit thanë se zjarri shpërtheu në dhomën e emergjencave në spitalin Sejong në qytetin Miryang, rreth 300 kilometra në jug të Seulit dhe u zgjerua me shpejtësi.

Sipas raportimeve, rreth 200 pacientë ndodheshin në ndërtesën e spitalit dhe në një azil pleqsh aty pranë. "The Korean Herald" shkroi se 94 pacientët e azilit u evakuuan me kohë.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, mbajti një takim emergjent me ndihmësit e tij duke kërkuar që të ofrohet cdo ndihmë e mundshme mjekësore për të ndihmuar të mbijetuarit. Një zëdhënës i presidentit tha se ai shprehu "keqardhjen dhe pikëllimin" e tij për ngjarjen.

Zjarrfikësve iu deshën gati tri orë për të shuar zajrrin. Shefii tyre, Choi Man-woo, u tha gazetarëve se shkaktari i zjarrit është ende i panjohur.

Në muajin dhjetor 29 veta humbën jetën nga një zjarr në një ndërtesë tetë katëshe në qytetin Jecheon. Ai ishte zjarri me vdekjeprurës në vend para këtij të fundit në spital.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG