Lidhje

Spahiu: kompromisi është çelësi për qeverinë e re


Avni Spahiu

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, tha sot se shpreson që nuk do të ketë zgjedhje të reja ndërsa e quajti si ushtrim të demokracisë ngërçin aktual me të cilën po përballet vendi për krijimin e institucioneve të reja.

Spahiu: Kompromisi është çelësi për qeverinë e re
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Ambasadori Spahiu i tha Zërit të Amerikës se shpreson që zhvillimet aktuale politike në vend të tejkalohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duhet një dialog, duhet një mirëkuptim në mes partive dhe subjekteve politike që synojnë të jenë në qeverisjen e ardhshme. Kompromisi është çelësi si për çdo gjë tjetër dhe shpresoj që do të ketë një rezonim racional dhe të krijohet sa më shpejt qeveria dhe Kosova të vazhdojë më tutje”, tha ambasadori Spahiu.

Ai thotë se subjektet politike nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që vendi të dëmtohet në çfarëdo forme.

Zoti Spahiu që ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, sot promovoi në Prishtinë librin me titull “Misioni i parë”, ku përshkruhet periudha e ngritjes së ambasadës së Kosovës në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Pjesëmarrësit në ceremoni vlerësuan rolin e ambasadorit Spahiu dhe marrëdhëniet e rëndësishme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A përfundoj misioni i Kosovës me shpalljen e pavarësisë? Jo. Atëherë ishte sfida më e madhe dhe cila ishte ajo sfidë, të dëshmojmë të kundërtën e gjithë atyre projekteve që mendonin se çka do të bëhet me Kosovën e pavarur dhe destabilitetin e rajonit dhe shqiptarët si gjeneratorë të atyre krizave të reja që do të dalin, në pritje nga të tjerët. Dhe mendoj që pikërisht në këto parime, në këto posulate të themi, këta njerëz që unë mbaj respektin për ta mbi 90 për qind, ka ndonjë dështim sepse jemi njerëz, mbi 90 për qind kanë qenë në nivelin e detyrës”, tha ish presidenti Fatmir Sejdiu.

Libri ka edhe vlerën historike sepse tregon për ngjarje dhe personalitete përfshirë këtu edhe president amerikan. Rrëfen për mesazhet e rëndësishme për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë nga State Depratamenti dhe nga Kapital Hill-i që për të parën herë shpalossen në këtë libër. Brenda kopertinave të librit të tij, Spahiu rrëfen çka ndodh brenda mureve të administratës amerikane në vitet e para të pavarësisë së Kosovës. Si lobonte Kosova e miqtë e saj por edhe si lobonte apo kundër lobonte Serbia me miqtë e saj”, tha ambasadori Blerim Reka.

SHBA është njëri prej atyre që e inicio gjithë çështjen dhe e pruni shtetin e Kosovës këtu ku është prandaj për mua kjo ka rëndësi dhe Avni Spahiu do të duhet të jetë i lumtur që ka shënu një kapërcim të gazetarisë te diplomacia më e fortë e shtetit që sot e gjithë ditën është garancion i shtetit të Kosovës”, tha shkrimtari Jusuf Buxhovi.

Ambasadori Spahiu thotë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të jenë të afërta.

Nuk ka pasur për fat të mirë ndonjë largim apo ftohje ose ndonjë arsye për brengosje ndonëse kur kam shërbyer unë ka qenë ta quaj ashtu muaji i mjaltit në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ka qenë një kohë kur Amerika na ka qëndruar pranë në çdo situatë të cilën e kemi tejkaluar pikërisht në saje të ndihmës së Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Kongresi ka qenë gjithmonë pranë nesh por edhe sot ndoshta me disa ndryshime të prioriteteve të administratës aktuale amerikane ka qëndruar ky raport, këto marrëdhënie janë zhvilluar më tej dhe për këtë jam mjaft i lumtur”, tha zoti Spahiu.

Ai thotë se këto marrëdhënie duhet të ruhen vazhdimisht dhe se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jetik për të ardhmen e Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG