Lidhje

Përleshje në Barcelonë gjatë protestave kundër dënimit të ish udhëheqësve të Katalonjës


Përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë shpërthyen të martën mbrëma në Barcelonë, në ditën e dytë të protestave kundër dënimit të nëntë ish udhëheqësve të Katalonjës nga Gjykata e lartë e Spanjës, për rolin e tyre në përpjekjet për pavarësi në vitin 2017.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se në përplasje jashtëzakonisht të tensionuara, protestuesit hodhën kanoçe, gurë dhe fishekzjarrë mbi policinë dhe u vunë flakën një sërë kontejnerësh të mbeturinave.

Policia çau turmën disa herë duke përdorur shkopinjtë e gomës. Një zëdhënës i policisë rajonale të Mossos, tha se ata po përpiqeshin të krijonin hapësirë përreth selisë lokale të qeverisë spanjolle. Katër persona u arrestuan, tha ai.

Gazetarët e agjencisë Reuters thanë se ishin dëshmitarë kur policia spanjolle qëlloi ne ajër më plumba gome. Por policia nuk ka bërë ndonjë koment.

Protestuesit Barcelonë, kënduan humbin e Katalonjës dhe brohoritën për pavarësinë, duke i cilësuar policinë spanjolle si “forcë pushtuese”, që duhet të largohet nga Katalonja, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

Zyra e kryeministrit spanjoll lëshoi një deklaratë të martën vonë në të cilën tha se protestuesit po shkaktojnë “dëme” dhe akuzoi "grupet që shfrytëzojnë rrugët për të thyer bashkëjetesën në Katalonja” për bashkërendimin e trazirave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG