Lidhje

Kriza ekonomike në Spanjë


Zyrtarët evropianë thonë se Spanja mund të kërkojë miliarda dollarë ndihma nga vendet e tjera për të shpëtuar bankat e saj në vështirësi.

Zyrtarët evropianë thonë se Spanja mund të kërkojë miliarda dollarë ndihma nga vendet e tjera për të shpëtuar bankat e saj në vështirësi.

Spanja nuk ka bërë kërkesë për ndihmë, por disa zyrtarë evropianë thanë sot se presin që Madriti ta paraqesë kërkesën nesër pas tele-konferencave të zyrtarëve të lartë evropianë. Në se kjo ndodh, Spanja do të bëhej vendi i katërt i 17 vendeve të Eurozonës që ka nevojë për ndihma ndërkombëtare, pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

Sasia e ndihmave për të shpëtuar bankat spanjolle nuk është e qartë, por disa analistë parashikojnë që ajo mund të arrijë në 100 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG