Lidhje

Lëvizja 15M ndihmon në nxitjen e disidencës në Spanjë


E veçanta e lëvizjes 15M është se ajo është e shumëllojshme dhe karakterizohet nga reflektimi i mendimeve të pjekura

Antonio Moreno Rosana thotë se është për të ardhur keq, por fjala ‘aktivist’ here here mer një nuance negative.

“Për mua, një aktivist është dikush që shkon matanë detyrimeve profesionale, duke u angazhuar në shoqëri dhe me njerzit përreth tij”.

Moreno Rosana flet me pasion. Si një 34 vjeçar me doktorate në fizikë, ai mund të jetë sinonim i një brezi të tërë evropianësh me një të ardhme të pasigurtë.

"E përfundova dezertacionin pikërisht kur kriza e madhe ekonomike përfshiu gjithë globin, prandaj nuk kishte shumë vende pune”.

Kur nuk arriti të gjente punë jashtë sektorit financiar dhe ushtrisë, ai vendosi të hapte një shkollë cooperative dhe t’ia kushtonte pjesën më të madhe të kohës lëvizjes 15M.
E lindur si një reagim spanjoll ndaj Pranverës Arabe, lëvizja mendohet të ketë qënë paraardhës i lëvizjes botërore Zaptimi.
Spanjollët e zemëruar zhvilluan demonstrata masive në sheshe publike në mbarë vendin në maj të vitit 2011, madje ata kanë vazhduar protestat nëpër rrugë për të demonstruar kundër masave të ashpra ekonomike, që ata mendojnë se po dëmtojnë vlerat shoqërore të Spanjës.

“Ne nuk duam të shmangim sistemin, por ta zëvëndësojmë me një më të mirë, me një system, ku mund të marrim pjesë. Ky system quhet demokraci dhe supozohet t’i japë pushtet popullit”.

E veçanta e lëvizjes 15M është se ajo është e shumëllojshme dhe karakterizohet nga reflektimi i mendimeve të pjekura.
Ish gazetarja Concha Sanchez është bashkë-pronare e një biznesi, i cili shet në Seville ushqime të gatuara në shtëpi dhe ajo vetë mer pjesë aktivisht.

“Lëvizja 15M ka tërhequr njerëz nga të gjitha aspektet politike dhe ato të jetës, nga shtëpiaket, tek avokatët, studentët dhe pensionistët”.

Ata takohen në lagje të qyeteve në mbarë Spanjën dhe diskutojnë se çfarë masash duan nga qeveria që të zgjidhë krizën. Nëpërmjet konsensusit ata mbështesin ide të ndryshme dhe luftojnë për to në mënyrë paqësore me anë të mospajtimit civil. Por jo të gjithë e mbështesin këtë lëvizje.

Ekonomisti Hose Ramón Pin thotë se zgjidhjet që sjell kjo lëvizje nuk janë të arsyeshme dhe me protesta nuk arrihet asgjë.

Por 70 për qind e spanjollëve të anketuarve e mbështesin lëvizjen 15M.
XS
SM
MD
LG