Lidhje

Spanja arreston 3 anëtarë të dyshuar të al-Kaidës


Ministri i Brendshëm Jorge Fernandez Diaz u tha gazetarëve se kishte një "tregues i qartë" se të arrestuarit mund të kenë qenë duke planifikuar një sulm në Spanjë ose në Evropë

Autoritetet spanjolle thanë se kanë arrestuar tre anëtarë të dyshuar të al-Kaidës.

Ministri i brendshëm Jorge Fernandez Diaz u tha sot gazetarëve se kishte një "tregues i qartë" se të arrestuarit mund të kenë qenë duke planifikuar një sulm në Spanjë ose në Evropë.

Autoritetet i akuzojnë ata për magazinim eksplozivësh që ministri tha se do të mund të shkatërronin një autobus të tërë.

Zyrtarët thanë se dy nga të dyshuarit janë nga rajoni i Kaukazit - ndoshta çeçen dhe një tjetër turk. Policia arrestoi dy persona në komunitetin autonom të Castile-La Mancha dhe arrestoi të dyshuarin turk në La LINEA de la Concepcion, ku thuhet se treshja magazinonte eksplozivët në një apartament.

Agjencitë spanjolle të lajmeve thanë se të paktën një nga të arrestuarit kishte marrë pjesë në kampet stërvitore militante në Pakistan.

XS
SM
MD
LG