Lidhje

Spanjë: Katalonja voton për parlamentin zonal


Qendrat e votimit janë hapur në rajonin e pasur të Spanjës, Katalonia, për të zgjedhur 135 vendet në parlamentin e zonës.
Zgjedhjet e sotme shihen si një referendum i mundshëm për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.
Presidenti në detyrë dhe kandidati pro-pavarësisë Artur Mas u tha anëtarëve të partisë së tij Konvergjencë dhe Bashkim javën e kaluar se pavarësia është pranë. Nëse ai fiton, ka premtuar se do të mbajë një referendum për të pyetur katalonjasit nëse duan të ndahen nga Spanja apo jo.
Por partia Qytetare e kandidati peresidencial Albert Rivera thotë se Katalonja nuk do të ketë përfitime nga ndarja me Spanjën.
Sipas ekspertëve politikë, pritet që të fitojë zoti Mas, por askush nuk parashikon ndarjen e Katalonjës nga Spanja.
Qeveria e drejtuar nga zoti Masi thirri zgjedhjet e parakohëshme si pjesë e përplasjeve politike me qeverinë qendrore të kryeministrit Mariano Rajoy.
XS
SM
MD
LG