Lidhje

Spanja pritet të shpalosë masa të reja shtrënguese ekonomike


Spanja do të shpalosë një seri të re masash shtrënguese ekonomike që synojnë ta bëjnë më të lehtë për qeverinë të kërkojë ndihmë për krizën e borxhit ndërsa protestuesit vazhdojnë të kundërshtojnë shkurtimet.

Qeveria do të japë hollësi për masat sot së bashku me propozimin e buxhetit për vitin 2013. Reformat pritet të përfshijnë taksa më të larta, ndryshime në sistemin e pensionit dhe ngrirjen e pagave për punonjësit e sektorit publik.

Protestuesit u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentin mbrëmë në Madrid duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Mariano Rajoy. Demonstratat të martën përfunduan në përleshje me policinë.

Gati 25 përqind e spanjollëve janë të papunë dhe pasiguria rreth ekonomisë së vendit i rriti kostot e huamarrjes këtë javë. Ministria e financave njoftoi gjithashtu dje se vendi po zhytet në një recesion më të thellë.
XS
SM
MD
LG