Lidhje

Kthehen në atdhe tre gazetarët e rrëmbyer spanjollë


Tre gazetarë spanjollë të rrëmbyer në Siri thuajse një vit më parë u kthyen në atdhe të dielën.

Gazetarët Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez dhe Angel Sastre, u zhdukën në korrik tëvitit të kaluar në qytetin e Alepos.

Qeveria spanjolle tha se qeveritë turke dhe katarrase si dhe “aleatë dhe miq të tjerë” ndihmuan në lirimin e gazetarëve.

Organizata Gazetarët pa Kufi, e cila punon për të drejtat e punonjësve në profesionet mediatike, tha se Siria është vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët.

XS
SM
MD
LG