Lidhje

Specialistët këshillojnë kryerjen e testit për nivelin e oksigjenit tek të porsalindurit


Specialistët këshillojnë kryerjen e testit për nivelin e oksigjenit tek të porsalindurit
Specialistët këshillojnë kryerjen e testit për nivelin e oksigjenit tek të porsalindurit

Një prej frikave me te mëdha të një prindi të ri është se mund të dëgjojë shprehjen: “fëmija juaj ka lindur me difekt”. Por disa prej difekteve më të rrezikshme tek të sapo lindurit janë ato që nuk dallohen, si p.sh. deformimi i zemrës së foshnjes. Një grup shkencëtarësh amerikanë rekomandojnë që të gjithë të sapolindurit t’i nënshtrohen një testi jo të shtrenjtë për të zbuluar difektet e rëndësishme të zemrës.

Sëmundjet e lindura të zemrës prekin rreth një në 120 të sapolindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vetëm një pjesë e tyre konsiderohen si të rrezikshme. Por duke patur parsysh numrin e foshnjave të lindura çdo vit, numri i të sapolindurve me sëmundje zemre është shtuar.

Rreth tre të katërtat e difekteve të rënda të zemrës mund të identifikohen përmes testeve të zakonshem që kryhen tek të sapolindurit.

“Por fatkeqësisht ka ende raste që na shpëtojnë. Vështirësia qëndron në pamundësinë për t’i identifikuar disa prej këtyre rasteve. Këta janë fëmijët që ngjajnë krejtësisht normal dhe janë si të gjithë fëmijët e tjerë të sapolindur”.

Alex Kemper është mjek pediatër në Universtetin Duke të Karolinës së Veriut, dhe është pjesëtar i një grupi specialistësh që rekomandojnë për të sapolindurit kryerjen e një testi për të diktuar sëmundjet më të rënda të zemrës.

Ky test ka si qëllim të masë nivelin e oksigjenit në gjak. Niveli i ultë i oksigjenit mund të paralajmërojë për probleme me zemrën.

Ky test e mat oksigjenin në gjak indirekt: një rezatim në formë drite lëshohet drejt këmbës apo një gishti të fëmijës, duke përfunduar në anën tjetër në një sensor. Mjeku Kemper thotë se është e rëndësishme që të identifikohen fëmijët me probleme të rënda të zemrës në periudhën e hershme të jetës së tyre.

“Bazuar tek kushtet që krijohen nga sëmundja është e nevojshme ndërhyrja në fazat e para të jetës. Nëse nuk kapet herët problemi i këtyre fëmijëve me zemrën, ata dalin nga spitali pa mjekimin e duhur, dhe kur shkojnë në shtëpi sëmundja mund t’u shkaktojë madje edhe vdekjen “.

Ndonëse matja e oksigjenit në gjak është një test jo i kushtueshëm dhe i lehtë për t’u kryer, vështirësia fillon kur një foshnje diagnostikohet me problem në zemër. Testi i parë duhet shoqëruar në një rast të tillë me analiza të tjera më të përparuara, që edhe në vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, nuk ekzistojnë në të gjitha spitalet. Por, shtrohet pyetja, a ka kuptim që këto teste të kryhen në vende me burime më të varfëra?

Mjeku Kemper thotë se PO, ka kuptim, pasi testi mund të zbulojë disa probleme të fshehura në zemër, që nuk kërkojnë trajtime të shtrenjat apo me teknologji të lartë.

“Niveli i ulët i oksigjenit në gjak sinjalizon probleme të ndryshme. Matja e tij mund të ndihmojë për identifikimin e infeksioneve të rëndësishme të gjakut”.

Rekomandimet e grupit të punës së shkencëtarëve, mes tyre edhe edhe të mjekut Aleks Kempër të Universitetit Duke, për të testuar të sapolindurit për probleme në zemër, janë botuar në ‘ internet nga revista “Pediatria”.

XS
SM
MD
LG