Lidhje

Spektakli vjetor televiziv i presidentit rus


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se populli sirian duhet të angazhohet në bisedime për të rënë dakord mbi një kushtetutë të re.

Duke folur gjatë emisionit të përvitshëm televiziv me telefonata nga shikuesit, zoti Putin tha se zgjidhja për problemet e Sirisë nuk duhet kërkuar në veprime ushtarake.

Udhëheqësi rus tha gjithashtu se raporti “Dokumentet e Panamasë” mbi llogaritë bankare të udhëheqësve botërorë për të shmangur taksat, ku përfshihen edhe bashkëpunëtorët e tij, ka qenë një provokim. Ai fajësoi zyrtarët amerikanë për nxjerrjen e informacionit në media.

Për rritjen e çmimeve të ushqimit në Rusi, zoti Putin fajësoi sanksionet perëndimore për ndërhyrjen në Ukrainë. Por ai tha se një zgjidhje për ekonominë e lëkundur qëndron në ndryshimin e strukturës ekonomike të vendit.


Zyrtarët e Kremlinit thonë se një emision i tillë televiziv i ofron udhëheqësit rus një mundësu për të vlerësuar gjendjen e vendit, për të dëgjuar drejtpërdrejt ankesat dhe për të shpjeguar politikat.

Programi një orë i gjatë është traditë e përvitshme që nga viti 2001. Media shtetërore ruse thotë se që nga ajo kohë zoti Putin ka kryer 13 edicione me pyetje-përgjigje me një kohë totale prej më shumë se 45 orë. Në vitin 2013, ai ka qëndruar në transmetim për gati pesë orë.

Gjatë emisionit presidenti Putin tha se Rusia e konsideron Turqinë një vend mik, pavarësisht tendosjes aktuale në marrëdhëniet e tyre.

Por, kur u pyet se cilin prej kundërshtarëve do të shpëtonte nëse i shihte duke u mbytur presidentin e Turqisë ose presidentin e Ukrainës, ai tha: "Nëse dikush dëshiron të mbytet, ju nuk mund ta shpëtoni dot."

Zoti Putin, i cili është i divorcuar, iu shmang një pyetje në lidhje me jetën e tij personale, duke thënë se nuk është e rëndësishme.

Dhe duke dëshmuar se disa probleme janë universale, pyetja e parë që zoti Putin mori ishte nga një grua në Siberi, e cili i kërkoi riparimin e disa gropave në rrugët e qytetit ku ajo banon.

XS
SM
MD
LG