Lidhje

Shtete dhe qytete amerikane shprehin angazhimin ndaj Marrëveshjes së Parisit


Shumë shtete, qytete dhe biznese amerikane thonë se do ta respektojnë angazhimin amerikan ndaj Marrëveshjes së Parisit për Klimën, megjithëse Presidenti Donald Trump u tërhoq prej saj. Ata thonë se duan që të plotësojnë premtimin e administratës së ish-Presidentit Obama për të pakësuar çlirimin e gazeve me efekt serrë me 26 për qind, duke arritur në vitin 2025 në nivelin 28 për qind më pak se në vitin 2005.

Makina që bllokojnë autostrada dhe shkaktojnë smog, është një imazh i Los Angelesit që e nxiti shtetin e Kalifornisë të zbatojë ligjet më strikte për mbrojtjen e mjedisit në Shtetet e Bashkuara.

“Sektori i teknologjisë së pastër po lulëzon”, thotë Cara Horowitz e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles.

Ajo shton se shteti i saj po demonstron se politikat strikte të mjedisit mund ta forcojnë ekonominë.

“Në fakt ekonomia është rritur më shumë se ajo e shumë shteteve të tjera amerikane, duke zbatuar njëkohësisht këto politika ambicioze për mbrojtjen e klimës”.

Kalifornia është një nga shtetet, qytetet, univeristetet dhe bizneset që po premtojnë të vazhdojnë mbështetjen për marrëveshjen e Parisit për klimën, pasi Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta zbatonin atë.

“Qeveria amerikane mund të jetë tërhequr nga marrëveshja, por populli amerikan vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj saj dhe ne do t’i plotësojmë detyrimet tona”, thotë ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Disa ditë pas njoftimit të Presidentit Trump, Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown dhe Presidenti kinez Xi Jinping nënshkroi një marrëveshje për të punuar për reduktimin e çlirimit të gazeve.

“Është shumë e rëndësishme që guvernatori i Kaliforinisë takohet me Presidentin e Kinës, flet me të për çështje shumë të rëndësishme, për sfidën më të madhe të kohës sonë, pikërisht ngrohjen globale dhe angazhohet të marrë hapat e nevojshme për ta çuar përpara procesin e transformimit të energjisë”.

“Njësitë administrative lokale si shtetet apo qytetet kanë mjaft kompetenca për instrumentet dhe burimet e çlirimit të gazeve dhe nëse kanë vullnetin ta përdorin këtë pushtet në në mënyrë agresive dhe ambicioze, ato nuk kanë nevojë për qeverinë federale për ta bërë një gjë të tillë”, thotë profesorja Horowitz.

Por ka edhe sakrifica për ligje të rrepta shtetërore dhe lokale për mjedisin.

“Kalifornia është e dyta pas Havait, si përsa i takon çmimeve të larta të energjisë ashtu edhe të karburantit”.

Shon Hiatt i Universitetit të Kalifornisë së Jugut thotë se një pengesë tjetër është përgatitja e kapitalit njerëzor për sektorin e energjisë së pastër.

“Duhet të rikualifikohen dhe së dyti, ka shumë gjasa që ata mund të duhet të zhvendosen”.

Profesor Hiatt thotë se sfida për përkrahësit e marrëveshjes së Parisit është që të bindin një numër të mjaftueshëm shtetesh dhe votuesish në ato shtete, se do të ketë përfitime ekonomike për brezat e ardhshëm nëse bëjnë investimin financiar të redukti

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG