Lidhje

Administrata Trump anulon politikën për salvadorianët


Qeveria amerikane do të pezullojë masat mbrojtëse për rreth 262 mijë e 500 shtetas të Salvadorit, të cilët kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për afro dy dekada. Njoftimin e bënë zyrtarë të administratës.

Statusi i Mbrojtjes së Përkohëshme, i cili mbronte qindra mijëra shtetas të Salvadorit nga deportimi, të cilët u larguan pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2001, përfundon më 9 shtator 2019.

Në atë datë, ata që kanë jetuar e punuar ligjërisht në Shtetet e Bashkuara për afro dy dekada, do të humbasin statusin e imigracionit. Por ata kanë opsionin për të aplikuar për përfitime imigracioni, si viza familjare apo pune.

Është thuajse e sigurtë që vendimi do të lërë shtetas salvadorianë pa status ligjor, duke bërë të mundur deportimin e tyre nga vendi.

Në një seancë të rregullt të rishikimit të kësaj politike, administrata Trump arriti në përfundimin se Salvadori është rimëkëmbur mjaftueshëm nga katastrofa natyrore dhe është koha që shtetasit salvadorianë të kthehen në atdhe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG