Lidhje

Sekretari i NATO-s komenton mbi buxhetin, Rusinë


Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, tha sot se vetëm një Aleancë e fortë e Perëndimit mund të negociojë për lidhje më të mira me Rusinë.

Jens Stoltenberg tha se eksperienca e tij si kryeministër i Norvegjisë i ka treguar se aftësitë e forta mbrojtëse dhe një lidhje e fuqishme transatlantike kanë qenë themelore për të patur lidhje konstruktive me Rusinë.

Në fjalimin e tij të parë që kur erdhi në post, më 1 tetor, zoti Stoltenberg tha se nuk ka kontradiktë mes dëshirës për ta ruajtur NATO-n të fortë dhe vazhdimit të përpjekjeve për t’u angazhuar me udhëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG