Në përmbyllje të një bashkëpunimi 7 vjeçar me Universitetin e Soloturnit të Zvicrës, studentët e Fakultetit të shkencave të edukimit në Universitetin e Shkodrës hapën një ekspozitë përmes së cilës pasqyrojnë përvojën e tyre të bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe artit. Studentët dhe pedagogët thonë se në epokën e integrimeve europiane është me rendësi njohja e kulturave të ndërsjellta.