Lidhje

Stuhia Isaac godet Floridën


Qendra Kombëtare e Uraganëve paralajmëroi se Isaac mund të shkaktojë tornado në disa ishuj dhe rajone të Floridës qendrore e jugore

Stuhia tropikale Isaac preku sot shtetin e Floridas fillimisht në zonën e ishujve, me një fuqi më të madhe, thuajse me përmasat e një uragani. Qendra Kombëtare e Uraganëve paralajmëroi se stuhia Isaac rrezikon të shkaktojë tornado të izoluara në disa ishuj dhe në disa rajone të Floridës qendrore dhe jugore.

Erërat e stuhisë deri tani kanë arritur shpjetësinë maksimale 100 kilometra në orë dhe pritet që të sjellin me vete shira mbi nivelin 30 centimetra. Meteorologët kanë paralajmëruar për mundësinë e shndërrimit të stuhisë në uragan në zonën midis lumit Mississippi dhe Floridës. Në zonën e rrezikuar nuk përfshihet New Orleansi, ku uragani Katrina la në vitin 2005 mijëra të pastrehë.
XS
SM
MD
LG