Ministria e Jashtme e Sudanit ka hedhur poshtë njoftimet e medias se një grua sudaneze e dënuar me varje pasi nuk pranonte të hiqte dorë nga feja e krishterë, do të lirohet brenda disa ditësh, pas reagimit të fortë ndërkombëtar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abubakar al-Sidiq tha se Mariam Yahya Ibrahim nuk mund të lirohet pa marrë vendim gjykata e apelit.
Zonja Ibrahim u dënua me varje muajin e kaluar, pasi nuk pranoi të vetë-deklarohej myslimane.
27-vjeçarja Mariam Yahya Ibrahim ka një nënë të krishterë dhe një baba mysliman dhe është rritur si e krishterë, pasi babai braktisi familjen. Ajo thotë se kurrë nuk e ka konsideruar veten myslimane, pavarësisht nga ligji sudanez që thotë se fëmijët marrin fenë e babait. Vetë Ibrahim është martuar me një mysliman.