Lidhje

Suedia arreston dy gra të lidhura me ISIS-in


Aeroporti i Stockholm-it, Arlanda

Policia suedeze tha të hënën se kishte arrestuar dy gra të lidhura me Shtetin Islamik pasi u larguan nga Siria, ndërkohë që mediat njoftuan se njëra ishte duke u hetuar për krime lufte.

Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Ola Osterling tha se prokurori që drejtonte hetimin për dy gratë kishte urdhëruar arrestimin e tyre.

"E zbatuam urdhërin kur aeroplani mbërriti në Stokholm pasdite", tha Osterling për agjensinë e lajmeve AFP. Një grua e tretë është marrë në pyetje, shtoi ai.

Një deklaratë të hënën nga Autoriteti i Prokurorisë tha se ishin duke u zhvilluar hetime të shumta ndaj burrave dhe grave që ktheheshin nga zonat që ishin kontrolluar nga Shteti Islamik.

"Krime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me njerëzit që kthehen nga zonat e kontrolluara nga ISIS, siç janë krimet e luftës, gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit", tha prokurorja publike Reena Devgun në një deklaratë.

"Suedia ka një angazhim ndërkombëtar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto krime", shtoi ajo.

Autoriteti i Prokurorisë shtoi se nuk mund të komentonte për rastet individuale ose numrin e hetimeve në zhvillim.

Por transmetuesi publik SVT raportoi se të paktën njëra nga gratë e arrestuara ishte duke u hetuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Kanali SVT gjithashtu raportoi se gratë që ishin kthyer të hënën kishin qëndruar në kampe në veri të Sirisë, por u dëbuan pasi autoritetet kurde vendosën se nuk kishin prova të mjaftueshme për t'i ndjekur ato ligjërisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG