Të hënën u mbushën 74 vjet që nga sulmi japonez në bazën e marinës amerikane në Gjirin e Perlave të Havait.
Në 1941, Presidenti Franklin Ruzvelt e shpalli 7 dhjetorin si “ditën famëkeqe që ka hyrë në histori” dhe Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Japonisë një ditë më pas, duke u angazhuar në Luftën II Botërore. Më shumë se 2400 detarë dhe amerikanë të tjerë u vranë nga sulmi i pabesë në Havai.
Tani Japonia është një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara.
110-vjeçari Frank Levingston nga Luiziana, veteran i Luftës II Botërore do të nderohet në Ditën Përkujtimore të Gjirit të Perlave tek Përmendorja e Luftës II Botërore në Uashington.
Shërbimi Kombëtar i Parqeve dhe Marina Amerikane do të zhvillojnë shërbime përkujtimore në molon Kilo në Havai.