Lidhje

Sulmi me thikë në Hollandë; nuk ka dyshime për terrorizëm


Police hollandeze duke siguruar territorin rrotull një qendre dyqanesh, Hagë, 29 nëntor 2019.
Police hollandeze duke siguruar territorin rrotull një qendre dyqanesh, Hagë, 29 nëntor 2019.

Policia holandeze tha të dielën se nuk ka prova që personi i cili është arrestuar nën dyshimin se goditi me thikë tre persona në Hagë kishte ndonjë motiv terrorist.

Tre adoleshentë u plagosën në incidentin e së premtes në mbrëmje në një rrugë me shumë dyqane dhe blerës të Hagës. Policia tha se kishte marrë në pyetje të dyshuarin, një 35-vjeçar i arrestuar të shtunën në një objekt për të pastrehët.

"Fillimisht nuk ka shenja që të tregojnë se ai kishte ndonjë motiv terrorist," tha policia e Hagës në një deklaratë. "Se cili ishte motivi, kjo po hetohet,” thuhej në deklaratë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG