Lidhje

Patriots - fiton Superbollin për herë të 5


Ekipi Patriots i Nju Inglëndit fiton kampionatin e futbollit amerikan të dielën në mbrëmje pas një ndeshje historike me ekipin Falcon të Atlantës.

Ndeshja shënon dy rekorde, për herë të parë në historinë e Superbollit, fituesi përcaktohet pas kohës shtesë dhe për herë të parë në histori një ekip arrin të përmbysë rezultatin duke qënë në disavantazh me 25 pikë.

Pas gjysmës së parë të lojës ekipi Falcons kryesonte 28 me 3. Në pjesën e dytë, falë një loje shumë luftarake, ku shkëlqeu pasuesi Tom Brady, ekipi Patriots e përmbys rezultatin duke fituar 34-28. Ndeshje u zhvillua në Hjuston të Teksasit.

Kjo ishte fitorja e ttitullit të 5 kampion për ekipin Patriots, një rekord tjetër ky, pasi që nga viti 1960, kur u shkrinë dy liga për të formuar ligën e sotme NFL "Liga Kombëtare e Futbollit", asnjë ekip nuk ka 5 trofe kampioni.

39-vjeçari Brady, zhvilloi një lojë të shkëlqyer dhe fitoi titullin e lojtarit më të mirë të ndeshjes për herë të katërt në karrierën e tij sportive.

Tifozët në Boston, qyteti i skuadrës fituese, dolën nëpër rrugë pas ndeshjes, për të festuar fitoren mbresëlënëse të skuadrës së tyre. Kryetari i Bashkisë së qytetit tha se të martën atje do të zhvillohet një paradë fitoreje.

XS
SM
MD
LG