Lidhje

Sulmuesi i Stokholmit dënohet me burgim të përjetshëm


Një gjykatë suedeze e dënoi me burgim të përjetshëm, Rakhmat Akilovin, një strehimkërkues nga Uzbekistani, për vrasjen e pesë vetave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve në një sulm me kamion në një rrugë të Stokholmit në muajin prill të vitit 2017.

"I pandehuri mes tjerash është gjetur fajtor për vepër terroriste lidhur me vrasjen e pesë vetave. Dënimi është burgim i përjetshëm", thuhet në një deklaratë të Gjykatës së Qarkut në Stokholm.

Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilovi rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta përplaste në një dyqan.

Ai qe arrestuar të njëjtën ditë në një pompë benzine në një paralagje të kryeqytetit suedez.

Gjatë procesi gjyqësor ai tha se synonte të dënonte Suedinë për përfshirjen e saj në luftën globale kundër grupit radikal, Shteti Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG