Lidhje

Brahimi, thirrje Kinës të bëhet pjesë e zgjidhjes së krizës siriane


Lakhdar Brahimi i tha ministrit të jashtëm kinez në Pekin se shpreson që Kina të luajë një rol më aktiv në zgjidhjen e konfliktit.

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë po i bën thirrje Kinës të bëhet pjesë e një zgjidhje për krizën 19 mujore në atë vend.

Lakhdar Brahimi i tha ministrit të jashtëm kinez Yang Jiechi në një takim sot në Pekin se shpreson që Kina të luaj një rol më aktiv në zgjidhjen e konfliktit.

Brahimi është për një vizitë dy ditore në Kinë, në përpjekjet e fundit për të gjetur një mënyrë për ndaljen e luftimeve. Ai u takua këtë javë edhe me zyrtarë rusë.

Kina dhe Rusia i kanë vënë veton tre rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mund të kishin çuar në sanksione kundër qeverisë siriane.

Brahimi kishte bërë thirrje për një armëpushim gjatë festës së Kurban Bajramit, port ë dyja palët e injoruan marrëveshjen.

Luftimet vazhduan sot me grupin Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut që njofhoi se sulmet arjore qeveritare goditën zonat lindore të kryeqytetit Damask.

Ndërkohë, Komiteti i Koordinimit Lokal, një tjetër grup activist, njoftoi për luftime të ashrpra mes ushtarëve qeveritarë dhe rebelëve të Ushtrisë për Sirinë e Lirë në jugperëndim të Damaskut.
XS
SM
MD
LG