Lidhje

Siri: Vazhdojnë përleshjet në zona të ndryshme të vendit


Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se pjesa më e madhe e viktimave u regjistruan në pjesën veriore të vendit

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare dhe ato kryengritëse vazhduan përleshjet në zona të ndryshme të vendit, një ditë pasi lëvizja opozitare Ushtria për Sirinë e Lirë njoftoi se do ta zhvendoste komandën e saj nga Turqia në Siri.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se pjesa më e madhe e viktimave nga luftimet e sotme u regjistruan në pjesën veriore të Sirisë. Organizata me seli në Britani shtoi se qeveria po përdorte imazhe të marra nga ajri për të vënë në shenjestër forcat kryengritës në provincën Homs.

Po sot, një grup i përbërë nga 16 parti opozitare u takua në Damask dhe bëri thirrje që t’i jepet fund regjimit autoritar të Sirisë. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Iraninit dhe Rusisë në Siri, dy vende që mbështesin Presidentin Bashar al-Asad.

Nuk është e qartë s’i u bë kjo deklaratë, pasi Presidenti Asad kufizon me forcë kritikat kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG