Lidhje

Siri: Tre të plagosur nga shpërthimi i një bombe


Sipas një gazetari të Zërit të Amerikës që ndodhet në rajon, një avion ushtarak sirian ka bombarduar qytetin Azaz që ndodhet në kufirin verior të Sirisë i cili kontrollohet nga rebelët, duke shkaktuar vrasjen e dhjetëra personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Bobb po intervistonte një komandant lokal të rebelëve kur një aeroplan luftarak i tipit MIG lëshoi disa bomba rreth 300 metra larg.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 20 persona u vranë. Agjencia e lajmeve Reuters citoi një aktivist i cili tha se të paktën 30 trupa janë gjetur dhe se numri i të vrarëve po rritet, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës të qeverisë në 18 muajt që kur ka filluar kryengritja.

Banorët me nxitim filluan nxjerrjen e personave të plagosur dhe të trupave pa jetë nga ndërtesat e shkatërruara.
XS
SM
MD
LG