Lidhje

Siri: 20 të vrarë nga dy shpërthime


Aktivistë në Siri thonë se dy shpërthime me bombë njëri pas tjetrit, me një diferencë kohore dy minutëshe, pranë një postblloku ushtarak në Deraa, në jug të Damaskut, kanë shkaktuar sot të paktën 20 të vrarë. Media shtetërore siriane fajësoi “terroristët” për sulmin, që shkaktoi gjithashtu “dëme tepër të mëdha materiale”, po sipas medias.

Shpërthimet ndodhin një ditë pasi partia kryesore e opozitës në Siri zgjodhi si udhëheqës një të krishterë. George Sabra u zgjodh dje në Qatar për të drejtuar Këshillin Kalimtar të Sirisë.

Zgjedhja e zotit Sabra vjen ndërsa Këshilli Kalimtar shqyrton mundësinë e përfshirjes bë një lëvizje më të gjerë të opozitës, për rrëzimin nga pushteti të Presidentit Bashar al Assad. Sipas një plani që është duke u shqyrtuar, nga grupi i zgjeruar i opozitës do të krijohej një qeveri kalimtare, por disa anëtarë të Këshillit mendojnë se pjesëmarrja në koalicion do të pakësonte ndikimin e partisë.

Kritikët po ashtu thanë se Këshilli Kalimtar është nën ndikimin e Perëndimit. Zoti George Sabra u zotua edhe sot se do të përpiqet t’i bashkojë grupet e opozitës. Agjencia Associated Press po ashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë pa kushte opozitën.
XS
SM
MD
LG