Lidhje

Siria thotë se është gati të evakuojë civilët nga Homsi


Siria thotë se është e gatshme të ndjekë thirrjen e Kombeve të Bashkuara për të evakuuar civilët nga qyteti qendror i Homsit, të cilin forcat qeveritare e kanë bombarduar që nga fillimi i qershorit në përpjekje për të shtypur kryengritjen 15 mujore anti-qeveritare.

Ministria e jashtme siriane tha sot se ka kontaktuar vëzhguesit e OKB-së në vend si edhe autoritetet lokale në përpjekje për të koordinuar evakuimin nga Homsi, ku sipas të dhënave të veprimtarëve të opozitës, janë bllokuar 1mijë familje. Por qeveria tha se përpjekjet e vëzhguesve dështuan për shkak të pengesave nga grupet e armatosura terroriste, sic i quan ajo kryengritësit që udhëheqin revoltën. Në deklaratën e qeverisë siriane akuzohen gjithashtu rebelët se po I përdorin civilët në Homs si mburoja njerëzore.

Kreu i vëzhguesve të OKB-së, Robert Mood i ka bërë thirrje qeverisë siriane dhe forcave kryengritëse që të lejojnë grate, fëmijët dhe të plagosurit që të largohen nga Homsi dhe zonat e tjera ku ka luftime. Organizata me qendër në Londër Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thenë se dhjetra të plagosur kanë mbetur të bllokuar në Homs dhe zona të tjera nën kontrollin e kryengritësve pa ilace dhe mjekë.

Zoti Mood, një general norvegjez parshikohet të rapotojë sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York për statusin e ekipit të tij me 300 vëzhgues, punën e të cilit ai e pezulloi të shtunën për shkak të përshkallëzimit të dhunës.
XS
SM
MD
LG