Lidhje

Hetuesit e OKB: Gjendja në Siri, keqësuar ndjeshëm


Një komision i pavarur hetuesish të OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se situata në Siri është keqësuar ndjeshëm, me rritje të rasteve dhe të intensitetit të "shkeljeve të rënda." Komisioni tha se ka dokumente që e provojnë këtë gjë.

Kryetari i komisionit, braziliani Paulo Pinjeiro, tha sot para Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë se "shkeljet skandaloze" ndodhin aq shpesh saqë ekipi i tij nuk ka qenë në gjendje të hetojë të gjitha rastet.

Në raportin e OKB-së të përfunduar muajin e kaluar, thuhej se ndëësa si qeveria edhe forcat antiqeveritare kanë kryer krime lufte, shkeljet nga forcat e opozitës, ndonëse serioze, nuk arritën nivelin e tyre të kryera forcat pro-qeveritare. Komisioni i Kombeve të Bashkuara, po ashtu konfirmoi se ka një numër në rritje militantësh islamikë në Siri, dhe se prania e tyre ndikon tek rebelët kundër presidentit sirian Bashar al-Asad, duke i bërë ata të marrin pozicione më radikale.

Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara, në Gjenevë, Faysal Khabbaz Hamoui e kritikoi raportin. Ai tha se anëtarët e komunitetit ndërkombëtar janë duke punuar për ta bërë më keq krizën në Siri.
XS
SM
MD
LG