Lidhje

Dhjetra të vrarë në disa shpërthime në Aleppo


Grupet e opozitës thanë se të paktën 48 persona gjetën vdekjen, ndërsa media shtetërore siriane tha se kishte 31 të vrarë.

Katër shpërthime të koordinuara tronditën sot një zonë të kontrolluar nga qeveria në qytetin sirian të Alepos duke vrarë dhjetra persona dhe duke plagosur gati 100 të tjerë. Shpërthimet shkatërruan një klub të oficerëve ushtarak dhe një hotel aty pranë.

Grupet e opozitës thanë se të paktën 48 persona gjetën vdekjen shumica oficerë të sigurisë, ndërsa media shtetërore siriane tha se kishte 31 të vrarë.

Ndërkohë zjarri i mortajave na Siria goditi qytetin juglindor turk të Akcakales. Media turke tha se të pesë persona përfshi një nënë me tre fëmijët e saj gjetën vdekjen kur mortaja goditi shtëpinë e tyre. Të paktën nëntë të tjerë u plagosën rëndë.

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu thirri Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për ta informuar për zhvillimet.
XS
SM
MD
LG