Lidhje

Zbehen shpresat për armëpushim në Siri


Grupi "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" tha se avionë sirianë sulmuan një lagje të qytetin verior të Aleppos.

Një grup i të drejtave të njeriut në Siri thotë se aeroplanët luftarakë qeveritarë sulmuan një pikë strategjike të mbajtur nga rebelët në një qytet verior. Kjo ngjarje ka shënuar pengesën e fundit ndaj përpjekjve ndërkombëtare për të arritur një armëpushm gjatë festës së shenjtë muslimane që nis këtë javë.

Vëzhguesi sirianë për të drejta e njeirut me bazë në Britani, tha sot se sulmet ajrore kishin si objektiv Maaret al Numanin, një qytet që u mor nga rebelët në fillim të këtij muaji, duke ndërprerë komunikimin e rrugëve kombëtare që lidhin kryeqytetin e Sirisë, Damask me qendrën finaciare veriore të vendit Aleppo.

Sipas këtij grupi as qeveria dhe as forcat rebele nuk duket se janë duke kryer përgatitje për të zbatuar një armëpushim gjatë Kurban Bajramit që nis të premten, i propozuar nga i dërguari i paqes Lakhdar Brahimi.
XS
SM
MD
LG