Lidhje

Brahimi: Siria, dakort për armëpushim disa ditor


I dërguari ndërkombëtar thotë se qeveria siriane dhe disa grupe të rebelëve kanë rënë dakort për një armëpushim gjatë festës së Kurban Bajramit.

I dërguari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi thotë se qeveria siriane dhe disa grupe të rebelëve që kundërshtojnë presidentin Bashar al-Assad kanë rënë dakort për një armëpushim gjatë festës së Kurban Bajramit që fillon të enjten.

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë u tha gazetarëve sot në Kajro se shpreson se një armëpushim disa-ditor mund të çojë në një marrëveshje më të gjatë si pjesë e një procesi politik.

Ministria e jashtme siriane tha në një deklaratë se ende po shqyrton armëpushimin dhe do të marrë një vendim përfundimtar të enjten.

Brahimi do të informojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot rreth bisedimeve të tij të fundit me zotin Assad dhe udhëheqësit e tjerë në rajon.

Ai tha se nuk ka një zgjidhje të shpejtë për luftimet dhe i bëri thirrje këshillit të tregojë mbështetje më të fuqishme për armëpushimin. Ai tha se një tjetër dështim për të ndërprerë dhunën do të përkeqësonte konfliktin që mund të përhapet në vende të tjera.
XS
SM
MD
LG