Lidhje

Të dhënat telefonike


Presidenti Obama paraqiti planin e tij për t'i dhënë fund mbledhjes dhe ruajtjen masive nga qeveria të të dhënave telefonike, praktikë që është bërë objekt kritikash në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit.

Propozimi i zotit Obama kërkon që kompanitë telefonike t'i ruajnë të dhënat për të njëjtën periudhë kohe siç veprojnë edhe sot. Por agjencitë qeveritare do të kërkojë miratim nga Gjykata për të hyrë në fondin e këtyre të dhënave.

Presidenti i paraqiti planet e tij me anë të një deklarate të bërë sot. Propozimet do të kërkojnë miratimin e kongresit.

Sipas propozimit, agjencitë federale lejohen të marrin të dhëna telefonike pa miratimin e gjykatës vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Por zyrtarë të lartë të administratës thanë se në raste të tilla, hetuesit federalë përsëri do të duhet t'i paraqesin kërkesat në gjykatë brenda një kohe të caktuar.
XS
SM
MD
LG