Lidhje

Kerry: Të dhënat sugjerojnë përdorimin e klorinës në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se ka parë të dhëna fillestare që sugjerojnë se Siria përdori klorinë në sulmet me gaz mbi zonat civile dhe militantët.

Zoti Kerry, i cili foli sot në Londër tha se e ka parë informacionin por se ai nuk është verifikuar ende.

Të martën, ministri i jashtëm francez Laurent Fabius tha se regjimi besohet të ketë përdorur armët kimike, përfshi klorinën në 14 sulme gjatë muajve të fundit.

Zoti Kerry u takua në Londër me ministrat e huaj nga 11 vende për të gjetur mënyra për të përparuar një zgjidhje politike të krizës në vend dhe për të çuar ndihma në zonat e prekura nga disa vite luftë civile.

Zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakort të rrisin mbështetjen për opozitën siriane por nuk premtoi ndihma ushtarake.

Zoti Kerry tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera ranë dakort se zgjedhjet e planifikuara presidenciale nga Bashar al-Assadi janë një farsë.

Të paktën 29 persona u vranë kur një makinë bombë shpërtheu pranë kurifit sirian në afërsi të kufirit me Turqinë.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha se shpërhtimi i sotëm ndodhi pranë një postblloku në veri të vendit.

Pala siriane është nën kotrollin e rebelëve islamik të cilët po luftojnë militantët nga Shtetit Islamik i Irakut që në fillim të këtij viti.

Turqia po strehon më shumë se 600 mijë refugjatë sirianë që kur filloi lufta civile në gati tre vjet më parë dhe i ka mbajtur kufijtë hapur gjatë gjithë kohës së konfliktit.
XS
SM
MD
LG